UBT News

Pochettino e pranon, ylli anglez mungon ndaj Fulhamit

Chelsea iu rikthye fitores pasi që së fundmi e mposhti në Carabao Cup skuadrën e Brightonit, por që kjo fitore i kushtoi londinezëve me lëndimin e Ben Chilwell.

Chilwell u detyrua të largohet nga loja, dhe lëndimi i tij në muskul do ta mbajë atë jashtë fushave për të ardhmen e afërt, ka thënë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino.

“Mendoj se është lajm i keq, ajo çfarë doktorët më kanë thënë nuk është gjë e mirë. Duket si një lëndim i rëndë kështu që ne do të shohim ditëve në vazhdim për periudhën që ai do të mungojë në skuadër”, tha Pochettino.

“Jemi tejet të mërzitur për lajmin për Chilwell. Koha është e vështirë të thuhet tani. Stafi mjekësor do të na tregojnë neve dhe klubi do të lëshojë komunikatë”, shtoi më tej Pochettino.

Chelsea ndodhet në vendin e 14-të në tabelë me pesë pikë, me Fulhamin që ka tri pikë më shumë në vendin e 11-të.

Exit mobile version