UBT News

Po rikthehen në Kinë filmat e Marvelit pas gati katër vjetësh

Kina ka rihapur dyert për studion e Disneyt, Marvel, për herë të parë pas gati katër vjetësh, me lansimin e dy filmave të ri në tregun e dytë më të madh të filmit në botë.

“Black Panther: Wakanda Forever”, do të shfaqet në Kinë më 7 shkurt, afërsisht tre muaj pas lansimit globalisht, dhe “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, më 17 shkurt, njoftoi Marvel të martën në rrjetet sociale kineze.

Këta janë filmat e parë të Marvelit që zbukurojnë ekranet e mëdha në Kinë që nga publikimi i “Spider-Man: Far From Home” në korrik të vitit 2019, sipas Paul Dergarabedian, një analist i lartë mediash në Comscore.

Që atëherë, tetë filmat e fundit të Marvelit nuk janë shfaqur në Kinë. Megjithëse kjo shifër do të ulet në shtatë me shfaqjen e “Black Panther”, njoftoi Dergarabedian. Në mesin e tyre “Thor: Love and Thunder” dhe “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, i cili debutoi në vitin 2022.

Arsyeja është se Kina nuk u jep edhe aq hapësirë producentëve të Hollivudit, të cilët po tentojnë të zgjerojnë shtrirjen në treg kohët e fundit, përfshirë edhe Kinën. Vitin e kaluar, filmat e suksesshëm sikurse “Top Gun: Maverick” dhe “Spider-Man: No Way Home” nuk u shfaqën në kinematë kineze.

“Sfidës për studiot amerikane mund t’i atribuohen një sërë faktorësh, “nga rregullatorët kinezë që shfaqin më pak filma të huaj në përgjithësi, deri te shqetësimet për çdo film të veçantë”, sipas Dergarabedian.

Por ai sinjalizon se ky hap mund të ndikojë që të përmirësohen raportet mes Kinës dhe Hollivudit./UBTNews/

Exit mobile version