UBT News

Po ribashkohen anëtaret e “Spice Girls”!

Pop grupi i njohur, Spice Girls po ribashkohet! Ato do të ribashkohen në dasmën e Brooklynit, djalit të madh të çiftit David dhe Victoria Beckham.

22-vjeçari do të martohet me aktoren amerikane, 27-vjeçaren Nicola Peltz në muajin prill, dhe nëna e tij, Victoria ka ftuar të gjitha ish-anëtarët e bendit në festë. Mel B, Emma Bunton, Mel C dhe Geri Horner do të ribashkohen si “Spice Girls” në dasmën e djalit të mikes së tyre, në ditën e tij të madhe. Ende nuk dihet nëse ato do të performojnë në këtë ngjarje – por vetë dita e dasmës pritet të jetë një nga dasmat kryesore të vitit.

Një burim i tha “The Sun” të dielën se ato mezi po e presin dasmën. Ceremonia pritet të zhvillohet në pronën e familjes së Nicola në Florida më 9 prill./UBTNews

Exit mobile version