UBT News

Po ndiqet nga Juventusi, klubi rus i vendos çmimin futbollistit të Kombëtares

Paraqitjet e fundit të Mario Mitajt kanë bërë që skuadra të mëdha evropiane t’i kthejnë sytë nga ai. E së fundmi skuadra që po e ndjek futbollistin e Kombëtares është Juventusi dhe drejtuesit e torinasve ishin prezent gjatë miqësoreve të muajit mars.

Me “Zonjën e Vjetër” që ka nisur të punojë për sezonin e ri dhe kërkon të ndryshojë faqe, duke ndjekur profile të rinj në merkato, preferon sigurisht lojtar me kosto jo të lartë.

Jo vetëm Juve, ‘TuttoSport’ shkruan se Mitaj është në sytë e shumë klubeve të tjera, për më tepër që djaloshi do të marrë pjesë në “Euro2024” ku e ka vendin e sigurt në formacionin e Sylvinhos.

Në Evropian, Mitaj do të ketë vëmendjen edhe për arsyen se Shqipëria do të luajë kundër Kombëtareve si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivë Moskës.

Klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitajt, një shifër e përballueshme për “Zonjën e Vjetër” pasi anësori kuqezi konsiderohet si një lojtar me shumë potencial./UBTNews/

Exit mobile version