Një trenisti në Japoni do t’i kthehen paratë e pagës, gjithsej 44 centë, pasi punëdhënësi ia kishte mbajtur për shkak se treni që ai drejtonte ishte nisur me një minutë vonesë.
Fatkeqësisht, trenisti nuk do ta shohë fitoren e tij në gjykatë, pasi ai vdiq para pak kohësh.
”Gjykata e qarkut të prefekturës Okayama urdhëroi operatorin hekurudhor ‘West Japan Railway Company’ (JR West) t’i paguante trenistit, i cili vdiq këtë vit, 56 jenë, përfshirë pagesën e humbur për orët jashtë orarit”, raportoi gazeta ”Yomiuri Shimbun”.
Trenisti duhej të merrte një tren bosh në stacionin Okayama në vitin 2020, por fillimisht bëri një gabim në platformë. Kjo e vonoi nisjen me një minutë. Si ndëshkim, paga e tij u ul me 43 jenë, ndërsa shoferi e çoi çështjen në gjykatë.
Operatori hekurudhor ”JR West” e kishte justifikuar uljen e pagës me parimin e rreptë të funksionimit “pa punë, pa pagesë”.
Pala paditëse, nga ana tjetër, argumentoi se vonesa prej një minutë ishte brenda orarit të punës.
Për më tepër, gabimi i trenistit nuk shkaktoi ndonjë ndërprerje të orarit të trenit.
Shoferi kishte shkuar në gjykatë për të kërkuar 43 jenë që i ishin ndaluar, plus 13 jenë orë jashtë orarit, plus 2,2 milionë jenë (17 200 dollarë) dëmshpërblim për shqetësim psikologjik të shkaktuar nga vendimi i punëdhënësit të tij.
Mosmarrëveshja e çuditshme ligjore nxjerr në pah përpikërinë legjendare të hekurudhave japoneze, por edhe botën e punës, duke shfrytëzuar jo rrallë Japoninë si shembullin e korrektesës.ATSH