Yllit i Manchester United, Marcus Rashford, raportohet se i është ndaluar të drejtojë makinën për gjashtë muaj pasi voziti me 104 km/h me Rolls Royce-in e tij që ka vlerën 560,000 eurosh.
26-vjeçari pranoi se kishte tejkaluar kufirin e shpejtësisë prej 70 mph në një autostradë në fillim të këtij viti dhe tani, Rashford u kap duke vozitur me 104 mph në M60 në Cullinan Blue Shadoë dhjetorin e kaluar.
Raporti shton se sulmuesi i United është ndaluar të drejtojë makinën për gjysmë viti dhe është dënuar me një gjobë prej 1,666 euro. Ky incident dhjetorin e kaluar erdhi më pak se dy muaj pasi Rashford u përfshi në një aksident me një tjetër Rolls Royce të tij, diçka që e la atë të tronditur.
Rashford, i cili u la jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2024, është rikthyer në stërvitjet parasezonale pas pushimit të tij veror. Produkti i akademisë së Djajve të Kuq mund të shfaqet në ndeshjen e tyre përgatitore kundër Rangers të shtunën pasdite.