Një i Trëkëndësh i ngjashëm me “Trekëndëshin e Bermudës” në Atlantikun e Veriut, i cili ka qenë subjekt i teorive konspirative, romaneve dhe filmave, ekziston edhe në Alaskë. Thuhet se deri më tani në ‘Trekëndëshin e Alaskës’ janë zhdukur 20 mijë persona. Shumë teori konspirative janë paraqitur për rajonin, nga UFO-t e deri te përbindëshat gjigantë.
Rajoni trekëndor midis qyteteve Juneau dhe Anchorage dhe qytetit Barrow në shtetin amerikan të Alaskës filloi të dilte në plan të parë me teori të çuditshme konspiracioni pas rrëzimit të një avionit në 1972.
Një avion i vogël pasagjerësh që transportonte politikanë amerikanë u zhduk në atë zonë në tetor 1972.
Gjatë kontrollit që vazhdoi për ditë të tëra, avionit nuk iu gjetën as gjurmët më të vogla.
Pasi hetimet për avionin e zhdukur nuk ishin përfundimtare, legjendat urbane për ” Trekëndëshin e Alaskës ” filluan të përhapen.
Teoritë konspirative
Zhdukjet në Trekëndëshin e Alaskës ishin të lidhura me jashtëtokësorët pasi një pilot japonez raportoi se kishte parë tre UFO në zonë në vitin 1986.
Një teori tjetër është se ka “vorbulla të mëdha energjie” në rajon që shkaktojnë parregullsi magnetike.
Ndërsa sipas banorëve vendas pohuan se kishte një përbindësh të madh të quajtur ‘Sasquatch’ që sulmonte njerëzit në zonë.
Por shkencëtarët kanë shpjeguar se çfarë ndodh me faktorët gjeografikë.
Ekspertët theksojnë se ka shumë mundësi që në rajonin që ka reshje të dendura bore gjatë gjithë vitit, avionët kanë vështërsi në pamje për t’u ulur ndërsa njerëzit që bëjnë shëtitje mund të humbasin pasi mund të sulmohen nga kafshët e egra ose mund të bien në gropa të mbuluara nga bora./syri.net