UBT News

Plisat stolisin kryeqytetin, gati për festën e madhe të titullit

Të dielën përfundon edicioni në Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina është shpallur kampione një xhiro para fundit, duke e rikthyer trofeun në kryeqytet pas tetë viteve.

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë filluar stolisjen e kryeqytetit duke u bërë gati për festën e titullit. Ata kanë vendosur flamuj nëpër rrugë duke u përgatitur për festën e madhe të dielën.

Në pamundësi për të qenë në stadium për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, “Plisat” do të organizojnë festë në sheshet e kryeqytetit pas ndeshjes së Prishtinës me Ballkanin.

Ata kanë marrë leje dhe organizimi do të jetë në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Një autobus i hapur do të parakalojë me lojtarët e Prishtinës dhe me trofeun e fituar në mes të tifozëve të mbledhur në sheshet kryesore të kryeqytetit.

Fitorja 1:2 ndaj Gjilanit ishte vendimtare për FC Prishtinën që iu gëzuan titullit pas një stinori pranveror të shkëlqyeshëm nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani.

Exit mobile version