Sot, në orën 18:45, starton një ditë e ngarkuar me futboll në fazën e play-off-it të Ligës së Kampionëve. Katër ndeshje të rëndësishme do të luhen, ndërsa emra të mëdhenj si Bayern Mynih dhe AC Milan do të jenë në qendër të vëmendjes.
Për ndeshjen e parë, Club Brugge do të presë Atalantën. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, do të jetë aktiv në këtë përballje, ku Atalanta konsiderohet favorit për të kaluar në fazën tjetër, pavarësisht faktit që ekipi belg është i njohur për befasi në Ligën e Kampionëve.
Në orën 21:00, ndeshjet do të shtohen me tre përballje të tjera interesante. Celtic do të luajë në shtëpi përballë Bayern Mynih, kampionëve të Gjermanisë, të cilët janë të favorizuar për të vazhduar më tej.
Në një tjetër ndeshje të fortë, Feyenoord do të përballet me AC Milan. Milani është konsideruar favorit në këtë përballje, sidomos pas largimit të sulmuesit të Feyenoord, një goditje e madhe për holandezët që u humb në merkaton e janarit. Përfundimisht, Monaco do të luajë përballë Benficës në një tjetër ndeshje që premton shumë emocione./UBTNews/