UBT News

Platforma kineze akuzohet se ka kopjuar serinë “Squid Game”

Gjiganti kinez i transmetimit, Youku u akuzua për plagjiaturë të serisë së famshme të Netflix, “Squid Game”, pasi promovoi një shfaqje të re të titulluar “Squid’s Victory”.

Siç raporton BBC, edhe në këtë shfaqje paraqiten konkurrentë në “lojëra të fëmijëve”. Madje edhe posterët janë të ngjashëm me hitin korean.

Përdoruesit e Netflix thonë se kjo platformë nuk është origjinale. Në një përgjigje ndaj këtyre akuzave, Youku kërkoi falje dhe tha se ishte vetëm “një draft poster”.

“Për shkak të një gabimi në punë, drafti i parë i shfaqjes së re të “Game’s Victory” – i cili u shfaq më parë – u përdor gabimisht në aktivitete promovuese”, thanë nga platforma e transmetimit.

Megjithatë fansat nuk po i ndalin akuzat karshi kësaj platforme kineze, e ka nga ata që mendojnë se kjo platformë po synon ta rikrijojë këtë hit për shkak të popullaritetit që ka.

Ky serial tregon se si 456 njerëz në një situatë të paqëndrueshme ekonomike konkurrojnë në lojëra shumë vdekjeprurëse të fëmijërisë për të fituar një çmim financiar që mund të ndryshojë jetën e tyre dhe të shkatërrojë plotësisht njerëzimin në këtë proces./UBTNews

Exit mobile version