UBT News

Platforma e Dua Lipës “Service 95” nisë 3 shkurt

Vitin e kaluar, Dua Lipa bëri të ditur se po punon në një buletin javor falas për fansat e saj, në të cilin ajo do të fliste për pothuajse gjithçka, restorantet, ushqimet, artistet e rinj, etj.

Platforma “Service 95” do të fillojë transmetimin me 3 shkurt të këtij viti. Dua e ka emëruar kështu pasiqë ajo në një intervistë tregoi se ka lindur në vitin 1995, duke shtuar se “Unë gjithmonë e kam parë veten si dikush që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të mi”./UBTNews/

Exit mobile version