Manchester United po përjeton një krizë të thellë rezultatesh dhe trajneri Ralf Rangnick, nuk ka më mbështetjen e “peshave të rënda” të skuadrës, me Cristiano Ronaldon në krye.
Sipas “AS”, sulmuesi portugez mendon se gjermani nuk ka nivelin e duhur për të drejtuar një ekip të madh, ndërkohë që vetë trajneri ka kritikuar Cristianon për mungesën e golave: “Ai duhet të shënojë më shumë, kjo është e qartë”.
Këto fjalë kanë bërë që krisja mes të dyve të bëhet e pakthyeshme.
United renditet në vendin e gjashtë të Premier League dhe turneu i vetëm, ku është ende në garë vetëm Champions League.
Cristiano mësohet se është i lumtur në Manchester dhe ka në plan të vijojë të luajë me “Djajtë e Kuq” edhe sezonin e ardhshëm, por vendimi i 37-vjeçarit, do të varet shumë me atë që do të bëjë klubi me trajnerin gjerman.