UBT News

​Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, policia sekuestron gashtë kamionë me dru në Ferizaj

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj, në fshatin Dardani, kanë realizuar një aksion kontrollues, gjatë të cilit janë ndaluar 6 automjete (kamionë) me targa vendore që transportonin dru.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin e nevojshëm.

Automjetet dhe lënda drunore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë.

Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Njëkohësisht, ata thanë se ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”./S.K/KP/

Exit mobile version