Një person ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë së bashku me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja si prova materiale.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”. /E.A/
