Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur një person me armë zjarri dje në Viti.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë, plagosja ka ndodhur me armë të gjuetisë.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor./S.K/EO/PK/