UBT News

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati. Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /E.A/

Exit mobile version