Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është plagosur në fshat me armë zjarri nga një i mitur tjetër dje në orët e pasdites.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të miturve.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në raport policor.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore/S.K/KP/PK