Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Lirisë dhe kampionit të Kosovës, Ballkanit, e vlefshme kjo për xhiron e 10 të Superligës së Kosovës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Liria po avancon 1:0 si mysafire e Ballkanit.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Melos Zenunaj, i cili kaloi Lirinë në epërsi në minutën e 16’ të ndeshjes.
Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Lirisë.