Dy pistoleta në pronësi të perandorit francez Napoleon Bonaparte, me të cilat ai dikur synonte të vriste veten, janë shitur në ankand për 1.69 milion euro.
Armët u shitën në shtëpinë franceze të ankandit Osenat në Fontainebleau dhe pritej të arrinin vlerën mes 1.2 dhe 1.5 milion euro.
Shitja e tyre erdhi në periudhën kur ministria franceze e kulturës i klasifikoi si thesare kombëtare dhe ndaloi eksportin e tyre. Kjo nënkupton që qeveria franceze ka 30 muaj kohë për t’i bërë një ofertë blerjes pronarit të ri anonim – i cili ka të drejtë të refuzojë.
Thuhet se Napoleoni donte të përdorte pistoletat për të vrarë veten natën e 12 prillit 1814 pas disfatës së ushtrisë së tij nga forcat e huaja./UBTNews/