Andrea Pirlo mbrëmë është nervozuar shumë me njërin nga lojtarët e tij, në një rast të sigurt shënimi.
Alvaro Morata kishte mundësinë që të shënonte një gol me portën e zbrazur, mirëpo ai zgjodhi të provonte të shënonte me thembër, goditje kjo që nuk i doli siç mendoi ai.
E kryetrajneri i Zonjës së Vjetër u nevrikua shumë me këtë lëshim, që sulmuesi spanjoll e bëri duke u munduar t’i jap një gol të bukur skuadrës juventine.
“(Huqja e Moratas) më bëri shumë nervoz, është diçka që nuk duhet ta lejojmë, këto raste mund t’i japin drejtim ndeshjes në një mënyrë të caktuar”, tha fillimisht trajneri italian.
“Ai duhej të ishte në gjendje të bënte reagimin e duhur dhe nuk e bëri. Pos kësaj, ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, nganjëherë ndodh të mos shënosh gola”, ka deklaruar Pirlo për Sky Sport.
Juventusi nuk nxori më shumë se një barazim në këtë takim, teksa Atalanta edhe njëherë i dëshmoi jo vetëm italisë, por mbarë komunitetit të futbollit evropian se çfarë cilësie ka kjo skuadër./UBTNews