UBT News

Pique vazhdon me idenë e tij: Ja pse Italia e fitoi Kampionatin Evropian

Qendërmbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique thotë se Italia e fitoi me meritë Kampionatin Evropian Euro 2020, por këmbëngul se gjuajtja e parë në penalltisë ishte një avantazh për “Azzurrët”.

Italia e mundi Spanjën me penallti në gjysmëfinale dhe Pique vazhdon të mbrojë idenë e tij se ai që gjuan i pari penalltinë ka një avantazh, përcjellë KosovaPress.

Pique vazhdon të mendojë se hedhja e monedhës për të përcaktuar se kush duhet të gjuajë i pari nuk është aspak e drejtë.

Italia rezervoi një vend në finalen e “Wembleyt” me fitoren ndaj Spanjës në penallti në të njëjtën terren.

“Italia e fitoi Kampionatin Evropian Euro 2020 me meritë, urime për “Azzurrët”,” shkroi Pique në Twitter. “Skuadra më e mirë e të gjithë turneu.”

“Sigurisht, fakti që ata qëlluan të parët në gjuajtjen e penalltive i ka ndihmuar përsëri. Kjo ua mundësoi atyre të dështonin, si kundër Spanjës, dhe të ishin akoma në avantazh dhe e fituan ndeshjen”, tha në fund qendërmbrojtësi spanjoll.

Exit mobile version