UBT News

Pique tregon datën e rikthimit nga lëndimi

Gerard Pique ka treguar datën për kthimin e tij, pasi kishte pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit të tij me Barcelonën, transmeton UBT News.

Pique kishte pësuar një dëmtim të muskulit, ku si pasojë ka humbur 29 ndeshje.

Megjithatë, tani ai ka treguar datën e rikthimit të tij në fushë.

“Ditën tjetër pas lëndimit ishte një frikë të vogël. Nuk do të jem në gjendje të luaj këtë fundjavë, por do të jem gati pas pushimit”, ka thënë Pique për Sport.

Megjithëse, pavarësisht një paraqitjeje të dobët kundër Bilbaos, Pique është i kënaqur me mënyrën se si ai dhe shokët e tij të skuadrës kanë filluar sezonin.

“Unë jam i kënaqur me mënyrën se si filluam”, përfundoi mbrojtësi./UBTNews

Exit mobile version