Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shpallur trajneri i muajit në Serie A për tetorin 2021, pas pesë fitoreve në pesë ndeshje.
Kuqezinjtë, të cilët ende nuk kanë fituar në Ligën e Kampionëve, po fluturojnë në Serie A këtë sezon.
Ata janë të parët me Napolin pas 10 fitoreve në 11 ndeshje dhe të gjithë presin që Milani të jetë favorit kryesor për Scudetto.
Pioli mori pesë fitore në pesë ndeshje gjatë tetorit dhe Lega Serie A e ka shpallur italianin si trajnerin më të mirë të muajit.
Çmimi u nda nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, të cilët vlerësuan trajnerët individualë në bazë të kritereve teknike sportive dhe të cilësisë së lojës të shprehura nga ekipet e tyre, si dhe sjelljes gjatë garave.
Trofeu do të ndahet në para-ndeshjen Milan-Inter, të planifikuar për të dielën më 7 nëntor 2021 në orën 20:45 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Milani aktualisht po përgatitet për Derby della Madonnina dhe shpreson ta fillojë muajin e ri me një tjetër fitore kundër rivalëve të tyre të mëdhenj.