UBT News

Pioli: Nuk ishte e lehtë të shënonim pesë penalti

MILAN, ITALY - JANUARY 12: Players of AC Milan look on during a penalty shoot out during the Coppa Italia match between AC Milan and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on January 12, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka vlerësuar lartë skuadrën e tij pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Milani eliminoi Torinon pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 5:4, teksa koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën pa gola, në duelin e luajtur të martën mbrëma në “San Siro”.

“Nuk mund të mos jem i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, pasi ishte ndeshja e katërt brenda nëntë ditësh. Por, edhe përkundër kësaj, asnjëherë nuk ka munguar angazhimi dhe intensiteti. Është për të ardhur keq që nuk fituam brenda 90 minutash, pasi treguam cilësi. Po ashtu, nuk ishte e lehtë të shënonim të pesë penalltitë”, u shpreh Pioli.

Në çerekfinale, Milani do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Interit dhe Fiorentinës, teksa kujtojmë se Milani nuk e ka fituar Kupën e Italisë që nga viti 2003.

Exit mobile version