UBT News

Pioli-Milan, sot pritet rinovimi i kontratës

Trajneri i gjigandit italian AC Milan, Stefano Pioli, do të nënshkruajë sot kontratën e tij të re, duke e vazhduar të ardhmen e tij me “Rossonerët”, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Besohet që marrëveshja e re do ta mbaj Piolin në “San Siro” deri në vitin 2023, me opsionin për a vazhduar deri në vitin 2024.

Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës pritet të bëhet në orët e ardhshme nga gjigandi italian, ku krerët e këtij të fundit janë të kënaqur me punën që Pioli ka bërë deri tani.

Që prej marrjes së detyrës së trajnerit te skuadra e Milanit, Pioli ka arritur ta drejtojë gjigandin italian në 106 ndeshje, duke regjistruar 61 fitore, 25 barazime dhe 20 humbje, dhe duke rikthyer “Rossonerët” në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013/14.

Exit mobile version