UBT News

Pioli është shkarkuar praktikisht në dhjetor nga Milani

Stefano Pioli duhet të luftojë për punën e tij te Milani, pasi thuhet se kuqezinjtë kishin vendosur ‘praktikisht të shkarkonin’ trajnerin italian në dhjetor.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon në qershor të 2025 dhe pavarësisht raporteve në rritje për largimin e tij në fund të sezonit, presidenti Paolo Scaroni dhe drejtori Giorgio Furlani kanë konfirmuar së fundmi besimin e tyre te tekniku italian.

Sipas CalcioMercato, shanset e Piolit për të qëndruar në krye të Rossonerëve sezonin e ardhshëm janë mjaft të ulëta, edhe nëse 58-vjeçari fiton Ligën e Evropës ose titullin e Serie A.

Raporti përmend emra si Antonio Conte, Thiago Motta, Roberto De Zerbi dhe Julen Lopetegui si trajnerë me ‘karakteristika interesante’ për të drejtuar klubin nga Casa Milan./UBTNews/

Exit mobile version