UBT News

Pink anulon dy koncerte për çështje familjare

“Tacoma Shows shtyhen: Më vjen shumë keq t’i informoj mbajtësit e biletave të Tacoma se dy shfaqjet 17 tetor dhe 18 tetor do të shtyhen. Live Nation po punojnë për datat e ardhshme për t’u ricaktuar”, ka shkruar Pink në rrjetin social X. “Çështjet mjekësore e familjare kërkojnë vëmendjen tonë të menjëhershme. Unë u dërgoj të gjithëve faljen time më të sinqertë për çdo shqetësim që ka shkaktuar”.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, nuk ka caktuar ende data të reja për fansat e saj në Tacoma dhe nuk ka detajuar çështjet që e shtynë atë drejt ktij vendimi.

Ajo ndan dy fëmijë – Willow, 12 dhe Jameson, gjashtë – me bashkëshortin e saj Carey Hart./UBTNews/

Exit mobile version