Një kryevepër e Wassily Kandinskyt që ishte vjedhur nga nazistët, të cilët vranë pronarin e saj në kampin e përqendrimit Aushvic në vitin 1944, është shitur për një çmim rekord 37.2 milionë funta në një ankand në Londër. Piktura u shit në Sotheby në emër të nipërve dhe mbesave të pronarit.
Pasardhësit e Johanna Margarethe Stern-Lippmann dhe Siegbert Stern, themeluesit e një kompanie tekstili dhe koleksionistë të mprehtë të artit, thanë se do të përdorin disa prej të ardhurave nga shitja për të gjurmuar në koleksionin e gjerë të artit të familjes që u kap nga nazistët në vitet ’30-ta.
Piktura, e cila përshkruan fshatin bavarez të Murnau me një shpërthim ngjyrash, ishte e varur në dhomën e ngrënies së çiftit në vilën e tyre në Potsdam të Berlinit.
Pronarët e saj origjinal ishin miq me disa nga shkrimtarët dhe mendimtarët më me ndikim sikurse Thomas Mann, Franz Kafka dhe Albert Einstein./UBTNews/