Një pikturë nga ikona e rock-ut, David Bowie, e cila ishte blerë me një çmim prej 5 dollarësh në një dyqan me sende shtëpiake, u shit në një ankand online për 88 mijë dollarë.
Portreti i titullluar “DHead XLVI”, është pjesë e prej afërsisht 47 punimeve që Bowie i krijoi gjatë viteve 1995 dhe 1997, sipas Rob Cowley, president i Cowley Abbot.
Piktura ka nënshkrimin dallues të Bowie-t në pjesën e pasme të kanavacës 9,75 x 8 inç, së bashku me një etiketë që ka emrin e tij, datën 1997 dhe një përshkrim të pikturës si “akrilik dhe kolazh kompjuteri në pëlhurë”.
U parashikua që kjo pikturë të arrijë nga 9 mijë deri në 12 mijë dollarë kanadezë (7 mijë e 300 deri në 9 mijë e 700 dollarë amerikanë), por i tejkaloi pritshmëritë. U shit për 108 mijë dollarë kanadezë (88 mijë dollarë amerikanë).
Para ankandit, Cowley i tha CNN-it se shitësi, i cili nuk u identifikua, pagoi pesë dollarë kanadezë për pikturën verën e kaluar në një qendër bamirësie në një deponi në South River, që është vetëm tri orë larg nga Toronto./UBTNews