Adea Badivuku, pianistja shqiptare sapo ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards” në New York, shkruan KultPlus.
Çmimi i parë në këtë garë i ka dhuruar asaj mundësinë për të performuar në një nga sallat më prestigjioze në botë për artistët “CARNEGIE HALL”.
Badivuku është shprehur se ajo e konsideron këtë mundësi si një privilegj të vërtetë për të si pianiste. Ndërkaq, ajo shpreson se do të përfaqësoj Kosovën më së miri pikërisht në sallën e famshme të New Yorkut.
Adea Badivuku është studente e nivelit të dokoratures në ‘University of Nevada’ në Amerikë. /KultPlus