Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht pa spektatorë të huaj.
Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord të dhurojnë vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për atletët dhe stafin e Lojërave Olimpike Verore Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë vit pasi u shtynë për shkak të pandemisë, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në kuadër të planeve për të garantuar Lojëra Olimpike dhe Paraolimpike të sigurta dhe të Tokio 2020, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për të dhuruar doza të vaksinave kundër COVID-19 për pjesëmarrësit e Lojërave nga Komitetet Kombëtare Olimpike dhe Paraolimpike në të gjithë botën”, theksoi KON në faqen e tij internetit.
“Komitetet Olimpike Kombëtare do të punojnë me qeveritë e tyre lokale për të koordinuar shpërndarjen në përputhje me udhëzimet e vaksinimit të secilit vend dhe në përputhje me rregulloret lokale”, shtoi ajo.
KON vuri në dukje se pritet që një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve në lojëra do të jenë vaksinuar para se të mbërrinin në Japoni “bazuar në reagimet nga Komitetet Olimpike Kombëtare dhe Komitetet Kombëtare Paraolimpike”.
Lojërat janë planifikuar të zhvillohen nga 23 korriku deri më 8 gusht, por pa spektatorë të huaj për shkak të masave të sigurisë.