Tenderi për renovimin e stadiumit të Gjilanit është pezulluar sërish për shkak të ankesës së një operatori ekonomik. Ankesa është bërë për shkak të çmimit më të ulët të ofruar nga operatori i ankuar, në krahasim me atë të operatorit të rekomanduar për kontratë.
Zyra e Prokurorimit të Komunës së Gjilanit ka publikuar dokumentin për këtë pezullim, duke njoftuar se aktiviteti i prokurimit për “Renovimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit” është ndaluar për momentin. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit, ndërsa do të jepen informacione për hapat e mëtutjeshëm në kohën e duhur.
Pjesë e njoftimit është edhe deklarata se informacione të tjera për zhvillimin e situatës do të jepen përmes platformës së prokurimit elektronik./UBTNews/