Alexey Sorokin, anëtar i delegacionit të Unionit Rus të Futbollit, kritikoi pezullimin e Rusisë nga futbolli botëror sot në Kongresin e 72-të të FIFA-s në Doha, Katar, dhe tha se kjo ishte e padrejtë.
Duke folur me gazetarët para fillimit të kongresit, ish-anëtari i Këshillit të FIFA-s tha se e shihte “të çuditshme” që skuadra ruse nuk po lejohet të luajë në ngjarje ndërkombëtare.
Rikujtojmë se: Rusia aktualisht është pezulluar nga UEFA dhe FIFA “deri në një njoftim të mëtejshëm” si rezultat i pushtimit të vendit në Ukrainë, në pritje të rezultatit të një apeli në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
“Ne mendojmë se futbollistët tanë, dashamirët e futbollit janë trajtuar në mënyrë të padrejtë; ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë”, tha Sorokin, një ditë përpara shortit të Kupës së Botës 2022 të premten./UBTNews/