UBT News

Peticioni për të luajtur edhe njëherë finalen e Kupës së Botës kalon mbi 195 mijë nënshkrime

Më shumë se 195,000 tifozë francezë kanë nënshkruar një peticion i cili ka për qëllim që finalja e Kupës së Botës të përsëritet, për shkak të gabimeve të gjyqtarit.

Argjentina e fitoi Kupën e Botës pasi e mposhti Francën me ndihmën e penalltive, ku tifozë të shumtë e kanë konsideruar këtë finale si njërën nga më të mirat në histori.

Sidoqoftë, një numër i tifozëve të nevrikosur të palës humbëse kanë vënë emrin e tyre në “MesOpinions”, një faqe peticioni në internet, duke thënë se ndeshja duhet të përsëritet sepse ata mendojnë se gjyqtari kishte bërë gabime te golat e Argjentinës.

Lionel Messi shënoi golin e parë nga penalltia, pasi Ousmane Dembele u gjykua se kishte rrëzuar argjentinasin, Angel Di Maria në zonën e 16-metërshit. Megjithatë, peticioni thotë se nuk ka pasur kurrë penallti, duke pretenduar se kontakti ishte minimal, ndërsa anësori 34-vjeçar i Juventusit u rrëzua lehtësisht.

Po ashtu, peticioni përfshin ankesë edhe për golin e dytë të Argjentinës, duke pretenduar se Kylian Mbappe ishte ndalur padrejtësisht nga mbrojtësi Christian Romero. Pas asaj ndërhyrje, Argjentina doli në kundërsulm, ku Di Maria shënoi për 2:0 në minutën e 36’.

Pavarësisht lëvdatave nga anë e mbanë bota për mënyrën se si gjyqtari polak, Szymon Marciniak e trajtoi presionin e ndeshjes, peticioni pretendonte se “arbitri ishte shitur totalisht”.

Nëse peticioni arrin 200,000 nënshkrime, ai bëhet një nga 20 peticionet më të nënshkruara në “MesOpinions”, megjithëse është e paqartë se çfarë juridiksioni do të kishte faqja mbi FIFA-n për t’i bërë ata të pranojnë pretendimet.

Exit mobile version