Peticioni kundër Lojërave Olimpike, që mblodhi 350 mijë nënshkrime brenda nëntë ditësh, iu dërgua organizatorëve sot, si shenjë kundërshtimi për këtë event, teksa vala e katërt e COVID-19 thuhet se po e përfshin Japoninë.
Organizatori i kampanjës “Ndaloni Lojërat Olimpike”, Kenji Utsunomiya tha se ky event – që u shtye për një vit për shkak të pandemisë – duhet të organizohet vetëm atëherë kur Japonia do të mund t’i mirëpres vizitorët dhe atletët me gjithë zemër.
“Ne nuk jemi në atë situatë, prandaj Lojërat duhet të shtyhen”, deklaroi ai.
Megjithëkëtë ngjarjet testuese për këtë edicion të Lojërave Olimpike po vazhdojnë të mbahen pa spektatorë.
Peticioni iu dërgua shefave të Komitetit Olimpik dhe Paraolimpik, si dhe guvernatores së Tokios, Yuriko Koike./UBTNews