UBT News

Pete Davidson në ‘trauma terapi’ pas sulmeve të Kanye West në rrjete sociale

Pete Davidson ka qenë në “trauma terapi” kryesisht për shkak të sulmeve të Kanye West në mediat sociale, konfirmuan disa burime për Page Six.

Duke filluar nga prilli, ylli 28 vjeçar, ka kërkuar ndihmë pas grindjes së tij me reperin për lidhjen me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.

“Vëmendja dhe negativiteti që vjen nga Kanye dhe veprimet e tij janë një arsye [për Pete] dhe atij i është dashur të kërkojë ndihmë”, tha një burim për People, i cili raportoi për herë të parë ngjarjen të hënën.

Burimi theksoi se, pavarësisht se e përfundoi lidhjen javën e kaluar, Davidson “nuk është penduar për lidhjen me Kim dhe dëshiron që të bëhet shumë e qartë se ajo ka qenë shumë mbështetëse gjatë gjithë marrëdhënies së tyre”./UBTNews/

Exit mobile version