UBT News

Pete Davidson e festoi ditëlindjen me Kim Kardashian

Komediani i njohur amerikan, Pete Davidson e festoi ditëlindjen krah yllit televiziv, Kim Kardashian West – dhe me disa miq të tjerë.

Të mërkurën, reperi Flavor Flav publikoi disa fotografi nga festa e datëlindjes së 28-të e Davidsonit – ku shihen edhe Kardashian West dhe e ëma e saj, Kris Jenner. Ata shfaqen me pizhame.

Një burim i tha revistës PEOPLE se Kardashian West e organizoi festën e datëlindjes për Davidson në shtëpinë e Kriss Jenner në Palm Springs, të martën.

“Edhe kur janë në brigje të ndryshme, mbesin në kontakt. Po përpiqen ta njohin njëri-tjetrin edhe më shumë. Ai është shumë qesharak, po e argëton dhe po e bën atë të lumtur”, deklaroi mes tjerash ky burim.

Ata u panë bashkë disa herë duke ngjallur dyshimet për një romancë mes tyre./UBTNews

Exit mobile version