UBT News

Pesë viktima dhe 411 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë vdekur dhe 411 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja rezultuan pas 3 mijë e 820 testimeve.

Në 24 orët e fundit u shëruan 2 mijë e 582 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 509.

MSh-ja njoftoi se brenda kësaj periudhe kohore janë dhënë 1 mijë e 275 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 805 mijë e 533 doza të vaksinës. Deri më sot 812 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 95 mijë e 264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version