Sot është e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një telefon celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më vetëm rolin e një telefoni, por edhe të një kalendari, një axhende, një radioje e lista mund të mos mbarojë kurrë.
Lënia e telefonave në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e tyre me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.
Në shtrat ose nën jastëk
Të flesh me telefonin nën jastëk është ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani na zgjon e çon në probleme afatgjata me gjumin. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është i rëndësishëm për pushimin tonë. Ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat shkakton dhimbje koke, ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.
Në xhep
Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë. E fusim celularin në xhepin e pantallonave dhe vazhdojmë para. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim. Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën shumë dëm. Rrezatimi i emetuar nga një telefon kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në çantë. Rrezatimi i telefonit ndikon në strukturën e ADN-së, të shkakton probleme me fertilitetin ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, mbajtja e telefonit celular pranë kofshëve dobëson kockat e legenit.
Në banjo
Nëse jeni mësuar ta merrni me vete në banjo ose të dëgjoni muzikë kur jeni në dush, mos e bëni më! Bakteret në sipërfaqe, pavarësisht sa mirë i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje e transferohen në duart, fytyrën e rroba. Bakteret qëndrojnë në hapësirë për një kohë të gjatë, aq sa ngjiten lehtësisht në sipërfaqe të tjera.
Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta
Nëse temperaturat e ambientit janë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni telefonin celular me vete ose mbani në çantë. Luhatjet e temperaturës janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja e zgjerimi i shkaktuar çon në probleme me funksionet e tij apo në shpërthime fatale.
Në prizë
Jo, ta lësh telefonin në karikim për orë të tëra nuk do të dëmtojë shëndetin tënd, por do të dëmtojë xhepin, telefonin e mjedisin. Është më mirë të mos e lësh telefonin duke u karikuar natën ose për shumë orë. Kjo shkurton jetëgjatësinë dhe performancën e baterisë së telefonit. Gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në faturën e energjisë elektrike.