18 muajt e kaluar kanë qenë plot përparime të papritura teknologjike, ndërsa e gjithë bota u zhvendos për të përmbushur kërkesat e një realiteti të ri. Por a janë këto risi vetëm një produkt i pandemisë apo do të vazhdojnë të qëndrojnë këtu?
Në vitin 2018, Erik Ekudden renditi ‘realizimin e prekjes zero’ si trendin e tij të parë në të ardhmen të teknologjisë. Pak e dinim se koha do të dëshmonte fjalët e tij – edhe pse jo në mënyrën që ai mund të ketë menduar.
Pandemia i detyroi njerëzit dhe bizneset të përshtaten shpejt me një realitet të ri. Një i tillë që mbingarkoi sistemet shëndetësore dhe na izoloi nga jeta normale. Por gjatë vitit të kaluar ne gjithashtu kemi parë inovacionin teknologjik të rritet për të mbushur këto boshllëqe.
Sot ndërsa njerëzit po vazhdojnë të vaksinohen dhe shumë prej jush me padurim presin kthimin e përqafimeve dhe thashethemeve në zyrë, keni pyetur veten – cila nga këto teknologji të reja do t’i rezistojë kohës?
Këtu janë pesë nga trendet kryesore të teknologjisë nga 2021 që ekspertët besojnë se do të qëndrojnë edhe për vitet që do të vijnë.
Trendi 1 – Puna online nga shtëpia
Deri në fund të qershorit 2020, 42 përqind e forcës së punës të Shteteve të Bashkuara po punonin nga shtëpia me kohë të plotë. Ndërsa u përpoqëm të gjenim mënyrat më të mira për të punuar në distancë, softueri i bashkëpunimit lulëzoi.
Në vitin 2020, tregu global i konferencave video arriti në 7.87 miliardë dollarë – më shumë se dyfishi i vitit të kaluar.
Në përgjithësi, punonjësit ishin përgjigjur pozitivisht lehtësisë së kësaj mënyre, por ata gjithashtu po vërejnë përfitimet – kosto më të ulët të qirasë së zyrave dhe mirëmbajtjes, për shembull.
Sipas një raporti, 60 përqind e vendimmarrësve janë shumë të kënaqur me aftësinë për të shkurtuar hapësirën për zyre, ndërsa 43 përqind besojnë fuqimisht se nuk do të kenë asnjë zyrë deri në 2030.
Indikacionet e hershme gjithashtu tregojnë se punëtorët në distancë janë deri në 40 përqind më produktivë sesa kolegët e tyre në zyrë.
Shumë prej gjigantëve të teknologjisë, duke përfshirë Twitter dhe Facebook, kanë njoftuar planet e tyre për të punuar nga shtëpia pas COVID, kjo bëri që shumë të jenë dakord se ‘biznesi i zakonshëm’ nuk do të jetë kurrë si dikur.
Trendi 2 – Mësimi Online
Në kulmin e pandemisë COVID, mbi 1.6 miliardë fëmijë në 195 vende rreth globit u dërguan në shtëpi pasi klasat u mbyllën.
Ndërsa mjete video konferencash, shërbime dixhitale, siç janë aplikacionet për të mësuar gjuhë, programet e tutorimit virtual dhe e-mësimi, të gjitha kanë parë rritje të mëdha të kërkesës.
Sipas OECD, 95 përqind e studentëve në Zvicër, Norvegji dhe Austri kanë një kompjuter për ta përdorur për punën e tyre shkollore, krahasuar me vetëm 34 përqind në Indonezi. Dhe në ShBA, pothuajse të gjithë 15-vjeçarët me një prejardhje e privilegjuar thanë se kishin një kompjuter për të punuar, ndërsa gati një e katërta e atyre me tjera kushte ekonomike nuk e kishin.
Ndërsa vazhdojmë punën e rëndësishme për të përmirësuar mundësitë arsimore përmes teknologjisë, duhet të sigurojmë se do të zvogëlojmë dhe jo të kontribuojmë, në pabarazinë në arsim.
Trendi 3 – Përparimi dixhital i industrisë së kujdesit shëndetsorë – Telehealth
Industria e kujdesit shëndetësor ka qenë tradicionalisht një nga më rezistentet kur bëhej fjalë për IT apo marrjen e teknologjisë dixhitale.
Sidoqoftë, pandemia COVID-19 tregoi potencialin e madh të teknologjive telehealth, si mjete jetësore për të ndihmuar në shmangien e përhapjes së viruseve përmes ndjekjes, testimit dhe trajtimit.
Në një projekt hulumtimi të vitit 2020, Spitali Universitar Ericsson, Telia dhe Sahlgrenska në Suedi përdorën Inteligjencën Artificiale për të ndihmuar në monitorimin dhe menaxhimin e kërkesës për burimet e kujdesit shëndetësor. Gjithashtu për krijimin dhe rafinimin e analizave të avancuara të Intelegjencës Artificiale.
Ericsson, Spitali Birmingham NHS Foundation Trust (UHB) dhe King’s College London gjithashtu bashkëpunuan në Ambulancën e Lidhur 5G – një mënyrë e re novatore për të lidhur pacientët, punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe ekspertët e largët mjekësorë në kohë reale.
Kjo risi u mundësoi punonjësve të kryenin procedurën e parë diagnostike në Mbretërinë e Bashkuar mbi 5G, duke demonstruar potencialin e saj transformues për të mundësuar klinikët dhe paramedikët të bashkëpunojnë në mënyrë të rregullt, edhe kur ata janë me kilometra larg – dhe të ndihmojnë pacientët edhe nëse nuk mund të marrin qasje në një spital .
Telehealth gjithashtu ofroi mënyra për të adresuar sfidat e sigurimit të shërbimeve shëndetësore në shtëpi, përmes video konferencës, postës elektronike, telefonit ose aplikacioneve për smartphone.
Këto përparime ishin veçanërisht të dobishme për të moshuarit.
Trendi 4 – Kryerja e funksioneve pa kontakt
“Teknologjia pa kontakt” është përcaktimi i përvojës së klientit pas COVID-19, nga pagesa pa prekje deri te regjistrimi biometrik për udhëtime dhe akomodim.
Edhe kur bëjnë pazar në dyqan, gati 90 përqind e blerësve në ShBA tani preferojnë tiparet pa prekje, ose që mund të paguani vet me kartelë bankare, pa nevojë për arkë. Gjithashtu, keni dëgjuar se sistemet e sigurisë së njohjes së fytyrës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Këto risi janë bërë të mundur me procesorë dhe çipa memorie më të përparuar, sensorë më të mirë të imazhit, UA më të mençur dhe rrjete më të shpejta komunikimi, dhe të gjitha këto do të vazhdojnë të përmirësohen në vitet e ardhshme.
Trendi 5 – Përmbajtja e gjeneruar nga AI
Risitë e të mësuarit makinerik si Generative Adversarial Networks (GANs) kanë tërhequr shumë vëmendje në vitet e fundit. Këto modele gjeneruese të mençura përdorin të dhëna trajnimi për të ‘mësuar’ modelet për të gjeneruar të dhëna të reja që i ngjajnë inputit origjinal.
Një shembull i rezultateve është aftësia për të krijuar imazhe dixhitale që duken si fotografi të njerëzve të vërtetë, përshembull rasti i faqes në internet “This Person Does Not Exist”.
Kjo teknologji, e përdorur kryesisht për argëtim dhe aplikacione me filtra, po mëson dhe po “ushqehet” gjithnjë e më shumë nga ngjarjet, historitë dhe të dhënat tona personale.
Tashmë dihet se 50 përqind prej nesh nuk janë të qetë ngafakti se shumë nuk janë në gjendje të tregojnë dallimin midis njeriut dhe makinerisë, shqetësim ky i ngritur në 2018 në 10 Hot Consumer Trends. Por ku do të përfundojë kjo?
Një mundësi është që inteligjenca artificiale të bëhet gjithnjë e më e fuqishme me kalimin e kohës për shkak të ndryshimit të natyrës së konsumit tonë mediatik.
Por si mund të përputhet Intelegjenca Artificiale me prekjen njerëzore kur bëhet fjalë për kreativitet?
Epo, paragrafi i shkurtër më sipër u shkrua nga një gjenerator i tekstit AI. A vërejtët ndonjë ndryshim?
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)