UBT News

Pesë transferimet e merkatos dimërore nga Superliga drejt Evropës

Paraqitja e ekipeve kosovare në arenën ndërkombëtare ka bërë që skuadra të ndryshme europiane t’i kthejnë sytë nga Superliga e Kosovës. Këtë afat kalimtar u larguan pesë lojtarë me cilësi mjaftë të mira, për të cilët vërshuan oferta nga klube të ndryshme evropiane.

Lista fillon me Jalen Blesan i cili u largua drejt klubit romun, Craiova. 23-vjeçari u transferua në kampionatin romun javë më parë, transferim ky që arriti në shifren e 165 mijë eurove ndërsa Prishtina do të mbajë 20% të kartonit nga shitja e ardhshme e spanjollit. Kontrata e Blesa-s me Craiovan përfundon në qershor të vitit 2027.

Transferimi i radhës është ai i Albin Berishës, i cili poashtu u largua drejtë Rumanisë. Ish-lojtari i Ballkanit u transferua te skuadra e Petrolul për shumën e 230 mijë eurove dhe kampionët në fuqi të Kosovës zotërojnë 20% nga shitja e ardhshme e 23-vjeqarit. Kontrata e tij me romunët skadon në verën e vitit 2027.

Qëndrim Zyba është lojtari tjetër i cili ka lënë Superligen kosovare. Për ndryshe nga dy transferimet e mëparshme mesfushori kreativ u largua nga Ballkani drejt Legia Warszaw-es në Poloni. Kalimi i 23-vjeçarit te polakët u bë me formulën e huazimit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje. Ndërsa kontrata e tij me Ballkanin skadon në verën e vitit 2025.

Largimet e radhës drejtë Europës janë ai i Muharem Jasharit dhe Hajdin Salihut. Ish-dyshja e Dritës u larguan drejt kampionatit ukrainas te skuadra e Cherkasy. Transferimi i dyshes kosovare solli në llogaritë e Dritës një shumë prej 300 mijë eurove. Kontrata e Muharrem Jasharit me ukrainasit mbaron në verën 2027, ndërsa marrëveshja e Hajdin Salihut përfundon një vit më herët./UBTNews/

Realizoi: Arti Haziraj

Exit mobile version