Pesë persona u vranë në një të shtënë masive në një treg ushqimor në Bangkok, ku i dyshuari për sulmin në tregun e pemëve dhe ushqimeve të detit Or Tor Kor i mori jetën edhe vetes, konfirmoi policia në kryeqytetin e Tajlandës, raporton BBC.
Katër nga të vrarët ishin roje sigurie dhe i pesti punonte në treg. Dy shitës të tjerë të tregut u plagosën, tha policia.
Togeri i policisë Siam Boonsom u tha mediave lokale se personi i armatosur ishte tajlandez dhe se kishte pasur mosmarrëveshje me rojet e sigurisë së tregut më parë.
Ai tha gjithashtu se të shtënat nuk kishin lidhje me konfliktin e vazhdueshëm të Tajlandës me Kamboxhian.
Tajlanda ka parë disa incidente vdekjeprurëse vitet e fundit, vitin 2023, një djalë 14-vjeçar vrau dy persona dhe plagosi pesë të tjerë në qendër të Bangkokut.