Pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe dy autorët e dyshuar, si pasojë e një sulmi të armatosur në Qendrën Islamike në San Diego të SHBA-së, raporton BBC.
Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, bëri të ditur se tre burra mbetën të vrarë brenda qendrës, ndërsa dy të dyshuarit – të moshave 17 dhe 19 vjeç – u gjetën më pas pa jetë brenda një veture. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se të rinjtë kanë kryer vetëvrasje pas sulmit.
Për shkak të natyrës së sulmit dhe objektivit të përzgjedhur, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka marrë përsipër rastin dhe po e trajton atë zyrtarisht si një krim të mundshëm urrejtjeje.
Në mesin e viktimave të konfirmuara është edhe një roje sigurie e Qendrës Islamike, e cila njihet si xhamia më e madhe në të gjithë rrethin e San Diegos (San Diego County).
“Kurrë nuk kam përjetuar një tragjedi të tillë më parë,” u shpreh i tronditur imami i qendrës, Taha Hassane, duke dënuar ashpër këtë akt të rëndë dhune.
Hetimet nga autoritetet federale dhe lokale po vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që shtynë dy adoleshentët drejt këtë sulmi të përgjakshëm.
