Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë persona si pasojë e COVID-19.
Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1 mijë e 618 persona prej të cilëve 88 kanë rezultuar pozitiv.
“Rastet pozitive janë: Shkup-45, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2.”, njofton Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut
Në 24 orët e fundit 135 persona janë shëruar./UBTNews