UBT News

Pesë të vdekur e 182 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 55 testime, nga të cilat rezultuan 182 raste pozitive me COVID-19. Kurse bëhet e ditur se janë shëruar 90 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version