Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë pacientë me COVID-19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe tre qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit u testuan 1 mijë e 398 qytetarë, prej të cilëve rezultuan 257 raste pozitive me COVID-19.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë, nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.”, thuhet në njoftim.
Kurse bëhet e ditur se gjatë 24 orëve u shëruan 102 pacientë./UBTNews