UBT News

Pesë të vdekur dhe 183 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 769 testime për COVID-19, ku prej tyre 183 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Rastet e reja janë në Shkup-51, Kumanovë-7, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-15, Tetovë-13, Strugë-4, Veles-3, Manastir-6, Ohër-5, Kavadar-5, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçan-20, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandovë-3, Vinicë-4, Dellçevë-5, Sveti Nikole-3, Resnjë-2.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe 102 pacientë./UBTNews

Exit mobile version