Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19.
Brenda 24 orëve të fundit u kryen 1 mijë e 351 testime nga të cilat kanë rezultuar 203 raste pozitive me COVID-19. Kurse janë shëruar 87 qytetarë.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./UBTNews