Të paktën pesë civilë u plagosën në dy shpërthime të veçanta të makinave bombë në lagjen Jarablus të Sirisë veriore, të hënën.
Sipas informacioneve paraprake, terroristët shpërthyen dy automjete të mbushura me eksploziv njëkohësisht në fshatrat Tal Ali dhe Salja të rrethit, i cili u çlirua nga terroristët e ISIS/DAESH-it në shtator 2016 si pjesë e ofensivës ndërkufitare anti-terroriste të Turqisë, Operacionit Mburoja e Eufratit.
Qëllimi i operacionit, i cili përfundoi në mars 2017, ishte çrrënjosjen e terroristëve nga territoret kufitare të Sirisë me Turqinë.
Civilët e plagosur u dërguan në spitalet lokale.
Autoritetet e sigurisë janë duke hetuar nëse grupi terrorist YPG/PKK ishte i përfshirë në sulmin terrorist.
Më vete, YPG/PKK kreu sulme me raketa në periferi të Jarablus të hënën në mëngjes, duke lënduar të paktën tre persona.
Grupi terrorist shpesh organizon sulme në Jarabulus, Afrin dhe Azaz nga zonat Manbij dhe Tal Rifat në Siri. /UBTNews/