UEFA ka bërë disa ndryshime jo edhe aq të vogla për të ndihmuar ekipet kombëtare për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet këtë muaj.
Kanë mbetur vetëm edhe nëntë ditë deri në nisjen zyrtare të ‘Euro 2020’ dhe ekipet kombëtaret tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit.
Megjithatë, ishte UEFA e cila ka ndihmuar ekipet kombëtare duke lehtësuar shumë rregulla para nisjes së EURO 2020.
Rregullat e ndryshuara nga UEFA
UEFA ka rritur numrin e përgjithshëm të lojtarëve për listën përfundimtare nga 23 në 26 lojtarë.
23 lojtarë mund të thirren për çdo ndeshje dhe tre të mbesin në tribuna.
Lejohen zëvendësime të pakufizuara (para ndeshjes së parë) në listën e lojtarëve në rast të dëmtimeve serioze (përfshirë rastet pozitive dhe izolimin shkaku i Covid-19)
Portierët gjithmonë mund të zëvendësohet (edhe pasi turneu të ketë filluar) në rast të lëndimeve të rënda.
Kushdo që është zëvendësuar nuk mund të ri-kthehet apo ri-pranohet në listë.